Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

18 milionë euro për INTERIN, "dhuratat" e fundvitit nisin nga Rusia

Shkruar nga NEWSPORT
18 milionë euro për INTERIN, "dhuratat" e fundvitit nisin

Inter do të arkëtojë 18 milionë euro në merkaton e janarit. Klubi zikaltër do të përfitojë një shifër të tillë nga shitja e Joao Marios te Lokomotiva e Moskës. Lojtari po luan i huazuar në Rusi dhe ka arritur të bindë trajnerin Youri Semin me paraqitjet në fushë. Portugezi është shpallur futbollisti i muajit të kaluar dhe kësisoj kuotat e tij kanë njohur progres.

Sipas "Football Italia", drejtuesit e klubit rus kanë ndezur "dritën jeshile" dhe në muajin janar kanë vendosur të paguajnë për kartonin e 26-vjeçarit. Klubi zikaltër pritet të hyjë fuqishëm në merkato dhe 18 milionë euro më shumë, janë një bonus për Antonio Conten që ka kërkuar afrime të bujshme.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga