Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

170 milionë euro për të rikthyer Juventusin

Shkruar nga NEWSPORT
170 milionë euro për të rikthyer Juventusin

“170 milionë për të rikthyer Juven”. Ky është titulli i faqes së parë të edicionit të sotëm të Tuttosport . Referenca është te skuadra e Juventusit që shikon nga e ardhmja. Në pritje të mbylljes së sezonit, me luftën për vendin e dytë ende shumë të hapur, klubi ka nisur të planifikojë lëvizjet e ardhshme.

Me të gjitha gjasat paratë mund të vijnë nga sponsorizimet në fanellë si dhe një marrëveshje e re me një linjë ajërore arabe. Pritet edhe një shitje e bujshme në merkato që do të mbushë arkat për t;u hedhur më pas e tëra drejt objektivave të merkatos.

Teun Koopmeiners është në krye të listës, por Atalanta kërkon mbi 50 milionë euro për superyllin e saj. Alternativa e tij është Hojbjerg i Tottenham, ndërsa pritet edhe një goditje në sulm. Raspadori i Napolit është një emër që kënaq drejtuesit dhe tifozët, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë edhe Jadon Sancho.

Megjithatë, është herët për të folur me emra konkretë, por ajo që thuhet me siguri nga gazeta torineze është se Juventus do të pësojë një ndryshim të madh në verë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga