
Valon Berisha mund të largohet nga skuadra e Lacios. Lojtari i Kombëtares kosovare pas një sezoni në Seria A, mund të rikthehet sërish te skuadra e tij Salcburg Red Bull. Berisha bëri hapi e madh duke kaluar nga kampionati austriak në atë italian, por problemet e shumta fizike bën që të aktivizohej shumë pak.
Vetëm 14 ndeshje me fanelën e Lacios këtë sezon për Berishën që është i gatshëm të kthehet aty ku u bë i njohur. Sipas "Il Tempo", lajmi po qarkullon orët e fundit në ambientin lacia dhe Berisha mund të huazohet për një sezon te Salcburg për të rifituar formën e tij më të mirë. Tashmë mungon vetëm akordi me Lacion që mund të vijë në ditët në vijim.
Poll