Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

11 gola sezonal, Maqedonia grumbullon një tjetër lojtar nga Kategoria Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Maqedonia e Veriut do të luajë 3 ndeshjet e muajit mars ndaj Rumanisë, Liteshteinit dhe Gjermanisë. Pak ditë më parë, trajneri Igor Angelovski bëri publike edhe listën me lojtarët e grumbulluar. Nga Kategoria Superiore i grumbulluar ishte vetëm Ferhan Hasani, lojtari i Partizanit. Ditën e sotme, trajneri maqedonas ka grumbulluar edhe Agim Ibraimin.

Sulmuesi i Kukësit ka shënuar 11 gola këtë sezon dhe duke parë që në Kombëtare do të mungojnë Trichkovski, Zajkov dhe Tihomir Kostadinov për shkak dëmtimesh, Angelovski ka ftuar lojtarin e Kukësit. Ibraimi ka luajtur 39 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola me Kombëtaren maqedonase.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga