
Wuhan Zall është kthyer pas 104 ditësh në qytet. Skuadra që militon në Superligën kineze ishte larguar nga Wuhan, qyteti ku lindi pandemia e Covid-19 dhe tashmë lojtarët janë kthyer sërish.
Wuhan ishte epiqendra e Covid-19 në muajin janar, ndërsa tani çdo gjë është normalizuar e prej ditësh nuk ka raste të reja.
Duke parë normalizimin e situatës klubi Wuhan Zall ka vendosur që të rikthehet në qytet për të vazhduar stërvitjet e për të pritur më pas se kur do të rifillojë sërish kampionati kinez.
Poll