Ilir Meta ka uruar Nezihat Stërmasin me rastin e 100-vjetorin të lindjes së saj. Bashkëshortja e legjendës së klubit të Tiranës, Selman Stërmasit, është surprizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan:
"Në 100-vjetorin e saj të lindjes, një urim special për Nezihat Stërmasin, bashkëshorten e legjendës së Tironës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi dhe bijën e derës së madhe Petrela, gruan fisnike që mishëron si askush tjetër traditën qytetare tiranase, tifozen më të veçantë të fanelës bardhë e blu. Gëzuar e jetofsh shekullin e dytë të jetës, me shëndet të plotë e me sa më shumë gëzime!"

Poll