
Francesco Totti dhe Ilari Blasi janë ndarë zyrtarisht. Lajmi është bërë me dije nga “Corriere della Sera” që raporton se ish-kapiteni i Romës dhe bashkëshortja e tij i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Prej muajsh kanë qarkulluar lajme se ish-mesfushori po dilte me një femër tjetër. Por, çifti doli në deklaratë duke kërkuar më shumë respekt për ta. Megjithatë sot, media italiane raporton se pas 17 vitesh martesë, ai i ka dhënë fund marrëdhënies me vajzën e njohur të Show-Bizit.
Poll