Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ "Zgjohet" Vllaznia, 2 lojtarë firmosin me shkodranët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Zgjohet" Vllaznia, 2 lojtarë firmosin me


Pas shumë ditëve në heshtje, zgjohet Vllaznia. Klubi ka rinovuar kontratën me Gilman Likën dhe Renato Malota.

Këta lojtarë cilësohen shumë të rëndësishëm në këtë skuadër dhe pritet që të jenë shtyllat e skuadrës për edicionin e ri në Superiore.

Ndërkohë, klubi informon se në ditët e ardhshme do të nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, por gjithashtu do të firmosin edhe lojtarë të tjerë.

Postimi i klubit të Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratat edhe me dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit, kapitenin Gilman Lika dhe mbrojtësin Renato Malota. Këto dy sportistë konsiderohen si elementë të rëndësishëm edhe për sezonin e ri ndërkohë që pas këtyre dy zyrtarizimeve, në ditët në vijim do të vijnë edhe firma të tjera në kontratë me lojtarë të tjerë.

KF Vllaznia gjithashtu bën të ditur se stërvitja do të nisë brenda pak ditësh për të filluar në këtë mënyrë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga