Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

ZYRTARE/ Zbulimi i Christian Panuccit firmos në ANGLI

Shkruar nga NEWSPORT

Pas Armando Sadikut dhe Ergys Kaçes, një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare gjen akordin me skuadrën e tij të re.

Egli Kaja do të jetë një futbollist i Northampton Town, duke nisur që nga dita e sotme. 22 vjeçari ishte një lojtar i lirë që prej largimit nga AFC Wimbledon, me të cilët bëri 22 paraqitje dhe tashmë do të ketë mundësi për të treguar vlerat e tij në Ligën e katërt angleze.

"Ne e ndiejmë se ai mund të shtojë opsionet sulmuese që kemi në skuadër dhe jemi të kënaqur që e kemi në ekip," u shpreh shefi i klubit, Keith Curle.

Kaja nuk është një emër i panjohur për tifozët shqiptarë. Gjatë periudhës kur kombëtaren e drejtonte Christain Panucci, 22 vjeçari u grumbullua për ndeshjen miqësore me Jordaninë dhe atë zyrtare ndaj Izraelit, por nuk arriti të debutojë me fanellën kuqezi.

Sezonin e shkuar, Kaja e mbylli në Skoci me skuadrën e Livingston, ku luajti për 6 ndeshje pa arritur të gjej rrugën e rrjetës.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga