Drita mbetet pa trajner. Arsim Thaçi nuk është më në krye të skuadërs gjilanase, pasi ka dhënë dorëheqjen pas barazimit me Dukagjinin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e falenderon Thaçin për kuntributin e dhënë me bardhekaltërtit.
“ Arsim Thaçi jep dorëheqje të parevokushme
Trajneri Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.
I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij.
Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen.
Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në postimin e skuadrës së Dritës.
Kujtojmë se pas 29 javësh Drita ndodhet në vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit, vetëm 1 pikë larg Ballkanit të Ilir Dajës që kryeson kampionëtin me 58 pikë.