
Pietro Pellegri largohet nga Milani pas vetëm 6 muajsh. Sulmuesi 20-vjeçar u huazua te kuqezinjtë nga Monaco dhe shihej si një afrim me bujë, por zhgënjeu totalisht në pjesën e parë të sezonit.
Pellegri luajti vetëm 6 ndeshje me kuqezintjë dhe nuk shënoi asnjë gol, ndërsa tani është larguar dhe ka firmosur me Torinon, sërish në Serie A. Monaco dhe Torino kanë arritur akordin për huazimin e tij, ndërsa ditën e sotme lojtari është prezantuar edhe zyrtarisht nga skuadra italaliane.
| UFFICIALE
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) January 27, 2022
Pellegri al Toro
https://t.co/VolHCmZuds#SFT pic.twitter.com/sVOhviuwU3
Poll