Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

ZYRTARE/ Sulmuesi i KOMBËTARES njofton largimin, mbyll aventurën pas një sezoni

Shkruar nga NEWSPORT

Azdren Llullaku nuk është më lojtar i Astra Giurgiu. Sulmuesi i Kombëtares ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën rumune dhe tashmë është një lojtar i lirë. Llullaku u transferua sezonin e kaluar nga Virtus Entella si lojtar i lirë dhe firmos në Rumani, te Astra.

 Llullaku bëri një sezon të shkëlqyer në kampionatin rumun duke luajtur 39 ndeshje dhe duke shënuar 9 gola dhe 12 asiste. Tashmë Llullaku duhet të gjej një skuadër të re për të vijuar karrierën e tij. Një lajm të tillë e ka konfirmuar vetë lojtari në faqen e tij zyrtare.

"Aventura ime këtu ka përfunduar. Dua të falenderoj të gjithë skuadrën, ju uroj suksese dhe fat të mbarë", shkuar sulmuesi në faqen e tij në Instagram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga