
Egnatia ka qenë një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj merkato. Skuadra rrogozhinase ka firmosur edhe me futbollistin Xhonatan Lajthia. 21-vjeçari ishte pjesë e Teutës dhe tashmë do të jetë pjesë e Egnatias.
Mesfushori ishte pjesë e Egnatias edhe sezonin e kaluar pasi ishte huazuar nga skuadra durrsake dhe tashmë do të luajë sërish në Rrogozhinë.
Lajmi konfirmohet nga vetë klubi në faqen zyrtare ku ka publikuar lojtarët e skuadrës me fanellat e reja. Pjesa e fotove është edhe Lajthia që nënkupton se lojtari do të jetë nën urdhërat e Maganit sezonin e ri.
Poll