Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Shkëndija e TETOVËS mbush arkën, shet mbrojtësin 24-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkëndija e TETOVËS mbush arkën, shet mbrojtësin

Visar Musliu është larguar nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Është klubi kuqezi që ka bërë me dije që mbrojtësi 24-vjeçar do të luajë për llogari të ekipit hungarez.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhej me dije që klubi MOL Fehervar do të derdhë në arkat e Shkëndijës shumën sipas marrëveshjes së arritur. Në lajmërimin e bërë për mediet thuhej:

"Shkëndija gjen akord për transferimin e Musliut. Mbrojtësi 24 vjeçar kalon në elitën e futbollit të Hungarisë, ku firmos me MOL Fehervar FC.

Shkëndija dhe MOL Fehervar FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Visar Musliu në rradhët e kampionëve të Hungarisë. 24 vjeçari do të firmosë kontratë me  MOL Fehervar FC, ndërsa hungarezët në llogari të Shkëndijës do të paguajnë dëmshpërblim për blerjen e kartonit të futbollistit një vit para skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë (30.06.2020).

Visar Musliu largohet nga Shkëndija pas një viti e gjysmë, periudhë gjatë së cilës fitoi 3 trofe me kuqezinjtë, 2 kampionate dhe 1 Kupë. Ai zhvilloi 62 paraqitje zyrtare me fanellën e Shkëndijës (43 kampionale, 7 në Kupë dhe 12 në Europë), duke shënuar 9 gola (6 në kampionat dhe 3 në Kupë)".

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga