
Talenti i Kombëtares U-21, Albion Ademi ka ndryshuar skuadër dhe kampionat. Sulmuesi që sezonin e kaluar ishte pjesë e Mariehamn ku shënoi 14 gola ka firmosur ditën e sotme me Djugarden në Superligën e Suedisë.
Edhe pse kishte shumë oferta të tjerë, Ademi ka vendosur që të vijojë karrierën e tij në kampionatin suedez me skuadrën që sezonin e kaluar e mbylli në vend të 4-të.
Zyrtarizimi është bërë nga vetë lojtari në rrjetet sociale që zbulon skuadrën e tij të re, por falenderon edhe ish-skuadrën e tij në Finlandë për momentet që kanë kaluar së bashku.
Poll