
Mohammed Salah ka nënshkruar kontratë të re, që do e lidhë me Liverpool deri në vitin 2025. Marrëveshja me sulmuesin do mbyllej për 1 vit, por tashmë me kontratën e re ai bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool.
Salah do paguhet dhe për golat që shënon apo është i përfshirë, si bonuse në kontratë. Dhe pse e ardhmja e tij në “Anfield Road” ishte përfolur se po shkonte drejt fundit, gjërat ndryshuan.
“Ndjehem shumë mirë dhe jam i emocionuar që të fitoj trofe me klubin. Është ditë e lumtur për të gjithë. Duhej pak kohë të rinovoja, por tashmë gjithçka është kryer dhe ne duhet të fokusohemi në çfarë vjen”, u shpreh Salah për klubin e tij.
Poll