
Armando Sadiku dhe Malaga do vijojnë të jenë "të lidhur" deri në fillim të gushtit, atëherë ku8r parashihet përfundimi i ligës së dytë spanjolle. Lojtarit të kombëtares kuqezi, si shumë kolegëve të tij i skadon kontrata më 30 qershor, ndërsa për shkak të pandemisë ajo është rinovuar me 2 muaj. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardheblu, ndërsa pas kësaj date ai do të kthehet te Levante, ekip që i zotëron kartonin.
Vështirësitë e mëdha ekonomike që klubi i Malagas ka këtë periudhë, kanë bërë që elbasanasi të bëjë një gjest fisnik, duke hequr dorë nga pagesa e muajit korrik. Gjatë këtij sezoni Sadiku është aktivizuar në 26 takime, teksa ka shënuar 10 gola. Në 31 javët e zhvilluara, Malaga renditet në pozitën e 15-të, me 38 pikë të grumbulluara.