Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Rrezikojnë rënien dhe u eliminuan turpshëm, klubi i njohur "nxjerr nga dera" trajnerin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rrezikojnë rënien dhe u eliminuan turpshëm, klubi i

Pas shpartallimi të pamëshirshëm nga Manchester City ditën e martë 7-0 në Angli, klubi gjerman i Schalke 04 shkarkoi nga posti i trajnerit Domenico Tedescon.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi në një komunikate zyrtare për mediat.

"Trajneri Domenico Tedesco dhe asistenti i tij Peter Perchtold janë liruar nga menjëherë nga detyra e drejtimit të skuadrës. Huub Stevens merr përkohësisht postin e teknikut për sfidën e ardhshme në kampionat ndaj RB Leipzig.

Tedesco bëri një punë të madhe sezonin e fundit duke na shpallur nënkampionë të Gjermanisë, por ecuria e këtij sezoni na detyron të mos i besojmë më atij"
, shkruhet në faqen zyrtare të Schalke 04.

Përveç eliminimit nga Champions League, tani Schalke 04 duhet të mendojë për të shpëtuar sezonin duke u ndarë me 4 pikë nga zona e ftohtë e rënies në Bundesliga 2.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga