Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Po luan ndaj Partizanit, Gjilani i Mezanit prezanton lojtarin e Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Po luan ndaj Partizanit, Gjilani i Mezanit prezanton lojtarin e

Enea Kolici është lojtar më I ri I Gjilanit. Portieri I Skënderbeut do të largohet nga Superliga dhe do të luajë në Kosovë. Edhe pse për momentin Koliçi po luan ndaj Partizanit, klubi I Gjilani në faqen zyrtare e ka bërë zyrtare kalimin e tij te kjo skuadër. 

Postimi I Gjilanit:

ZYRTARE: Enea Koliçi futbollist i Gjilanit

Tiranë, 29 Korrik 2020-Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi.

Ditën e sotme, portieri nga Pogradrci, Enea Koliçi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhëshme si futbollist të Gjilanit.

Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte "sigurar" portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria.

Karrierën e tijë si futbollist, Koliçi, e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartëcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skëndërbeut të Korçës.

Prezentimi i futbollistit të ri të skuadrës kuq e bardh në fanelen e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga