
Behar Maliqi është lojtari më i ri i Malishevës. Lajmin e ka dhënë klubi dardan, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori 35 vjeçar ka luajtur së fundmi për Feronikelin, ndërsa ka dhënë një kontribut të ccmuar për Llapin, Prihtinën, apo edhe për Partizanin.
"Mirë se vjen Behar Maliqi!!!Behar Maliqi konsiderohet si njëri nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në Superligë. Maliqi vlerësohet për aftësinë e tij për të rifituar topin në mesfushë dhe për të konvertuar shpejt posedimin. Leximi i tij i lojës është konsideruar i jashtëzakonshëm.
Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pasë parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë.Karrierën si futbollist Maliqi e filloi me FC Prishtinën e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te KF Partizani për sezonin 2013-2014. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Maliqi rikthehet në Superligë ku nënshkroi me Feronikelin,. Luajti për Llapin përsëri për Prishtinën dhe së fundmi ishte prapë pjesë e FC Feronikelit.Një përvojë mbresëlënësë si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar dhe kompeticione tjera" - shkruan klubi.
Malisheva renditet në vendin e tetë të Superligës së Kosovës. Synimi është mbijetesa, me konkurentët që janë të shumtë.