Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Nuk ndalet Shkëndija, një brazilian firmos me tetovarët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk ndalet Shkëndija, një brazilian firmos me tetovarët

Vagner Gonçalves është lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Është klubi shqiptar i tetovarëve që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se është arritur marrëveshja me brazilianin.

Ai ka nënshkruar një kontratë që e lidh me tetovarët për 2 vitet e ardhshme. Lojtari ka folur për kanalin zyrtar të klubit, ku është shprehur:

“Jam i emocionuar që gjendem në Tetovë dhe që do të luaj për Shkëndijën. Ashtu siç e kam dëgjuar, Shkëndija ka krijuar një skuadër mjaft kualitative dhe mua më vjen mirë që do të jem pjesë e kësaj skuadre.

Shkëndija ka shumë lojtarë cilësorë dhe luan futboll të shpejtë, dhe mendoj se pikërisht kjo është që mua më shumë më përgjigjet si pjesë e repartit sulmues.

Jam lojtar që gjithmonë e jep maksimumin nga vetja dhe besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve do të arrijmë suksese me të cilat edhe tifozët do të jenë të kënaqur”.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga