
Albi Xhebraimi është lojtari më i ri i Erzenit. Sulmuesi vjen nga Korabi, teksa është gati për një eksperiencë të re. Kontrata e firmosur vlen deri në fund të sezonit, me shpresën se gjërat do shkojnë mirë. 24 vjeçari ka luajtur për ekipe si Tërbuni, Dinamo, apo dhe Iliria.
Xhebraimi do bashkohet me grupin, duke filluar kështu stervitjen.Erzeni synon që ta mbyllë sa më mirë këtë sezon në Kateogrinë e Parë. Drjetuesit kanë bërë ndërhyrje në merkato, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara.
Poll