
Çdo ditë edhe më shumë po largohen trajner dhe lojtarë nga Kina. Bllokimi që Qeveria kineze i ka bërë shifrave të mëdha në futboll ka bërë që shumë futbollistë të kthehen sërish në Europë. E njëjta gjë edhe për trajnerët dhe i fundit është Rafa Benitez.
Ish-trajneri i njohur i Liverpool, Real Madrid apo Inter ishte pjesë e Dilian në Superligën e Kinës, por ditën e sotme ka bërë të ditur largimin. Benitez përmes një postimi në rrjete sosciale falenderon klubin e Dalian për 2 vitet e kaluar në Kinë, ndërsa njofton edhe "divorcin".
" Për fat të keq, ashtu si shumë gjëra ndodhën vitin e kaluar, virusi COVID-19 ka ndryshuar jetën tonë dhe planet tona. Fatkeqësisht, nga sot, stafi im dhe unë nuk do të vazhdojmë të trajnojmë në Klubin Profesional të Futbollit të Popullit Dalian", shkruan ndër të tjera Benitez.
Thank you, Dalianhttps://t.co/pUHq3KFbx0#Dalian #China #Football #ThankYou
— Rafa Benitez Web (@rafabenitezweb) January 23, 2021