
Armando Dobra bën një hap të madh në karrierën e tij. Mesfushori kuqezi ka firmosur ditën e sotme një kontratë të re me Ipsëich deri në 2023. 19-vjeçari është një nga lojtarët premtues te skuadra angleze e firma për 3 sezone të tjera tregon besimin që klubi ka për të.
Njoftimi është bërë nga klubi në faqen zyrtare dhe Dobra ka hedhur firmën mbi kontratë. Mesfushori shihet si një talent premtues edhe për Kombëtaren, ndërsa ishte ftuar nga Alban Bushi te Kombëtarja U-21.
Proud moment to sign a new long term deal with Ipswich Town https://t.co/m6uePIdWFI
— Armando dobra (@armando_dobra) May 20, 2020
Poll