Ernest Muçi është lojari më i ri i Legias së Varshavës. Ekipi polak ka prezantuar futbollistin e talentuar, me të bardhët që do kenë në dispozicion sulmuesin.
19 herë kampionët e Polonisë arritën marrëveshje me bardheblutë pak ditë më parë, duke kënaqur edhe pritshmëritë ekonomike të Tiranës. 19 vjeçari largohet nga Tirana pas katër vitesh, teksa ka qënë pika kyçe e ekipit. Ai ka ndimuar ekipin në arritjen e objektivave, me golat që shpeshherë kanë qënë vendimtar.
Muçi është gati për një përvojë të re, tanimë larg Shqipërisë. Debutimi mund të vijë në fundjavë në takimin e kampionatit, ku Legia e Varshavës do masë forcat me Gornik, me 27 shkurt. Lojtari i lindur në Tiranë është një vlerë e shtuar për polakët, në një fazë të rëndësishme të sezonit.
Legia e Varshavës njihet si një Klub që mbështet politikën e afrimit të lojtarëve të talentuar. As këtë herë drejtuesit nuk kanë zhgënjyer, duke bërë të tyrin "xhevahirin" shqiptar. Synimi fillestar për Muçin, padyshim është përshtatja. Pritshmëritë janë të mëdha, me ish lojtarin e bardhebluve që synon të jetë protagonist.

