
Dejvi Bilali nuk është më futbollist i Dinamos. Ka qënë vetë mesfushori 24 vjeçar që ka bërë publik lajmin, teksa në postimin e bërë, gjen kohë edhe për falenderime.
Lojtari i lindur në Elbasan ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Vora, Teuta, Turbina, apo edhe Elbasani. Sa i përket këtij sezoni, me blutë ka luajtur në dy ndeshje të Kupës së Shqipërisë. E thënë ndryshe, vetëm 145 minuta në fushë nuk mjaftojnë dhe mbyllja e bashkëpunimti është parë si zgjidhja e vetme.
"Mission complete FK Dinamo Tirana. Falenderoj te gjithë drejtusit që besuan tek unë dhe çdo tifoz që na ka ndjekur gjithë kampionatin, sot njoftoj nderprerjen e kontratës me Dinamon" - shkruan ai.
Poll