Kastrioti largon një tjetër lojtar gjatë kësaj merkato janari. Skuadra e drejtuar nga Çela ka pasur shumë “firo”, ndërsa nuk kanë munguar as afrimet cilësore që janë bërë gjatë kësaj kohe. Ditën e sotme, krutanët bëjnë me dije se kanë mbyllur bashkëpunimin me Arlis Shalën.
Portieri u afrua nga Llapi gjatë merkatos së verës, ndërsa luajti vetëm një ndeshje dhe pësoi 3 gola. Lajmi është bërë me dije nga vetë skuadra e Kastriotit në rrjetet sociale teksa falenderon portierin 21-vjeçar. Shala tashmë pas 6 muajsh ngelet pa skuadër dhe pritet të nisë një tjetër aventurë.

Poll