Besart Berisha e mbyll zyrtarisht me futbollin e luajtur. Sulmuesi ka vendosur që pas aventurës së fundit me Prishtinë në Kosovë, të “var këpucët” në moshën 36-vjeçare. Berisha ka pasur një karrierë të pasur pasi ka luajtur me ekipe të njohura si Hamburg, Aalborg, Horsens, Burnley, Rosenborg, por edhe në Australi me ekipe si Brisbane Roar, Melbourne dhe Ëestern United.
Në total, sulmuesi shënoi 177 gola, ndërsa 142 prej tyre në kampionatin austrialian teksa është bërë edhe rekordmeni i këtij kampionati. Berisha ka luajtur gjithashtu edhe 17 ndeshje me Kombëtaren shqiptare dhe shënoi një gol, ndërsa zhvilloi edhe një takim me përfaqësuesen e Kosovës.
Postimi i Berishës:
“Të dashur tifozë, tani ka ardhur koha dhe do t’i jap fund karrierës sime futbollistike. Ka qenë një periudhë fantastike. Mbaj mend që kur e nisa këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur në këtë lojë.
Në momentin që nisa të luaj futboll, gjithmonë ëndërroja të bëhesha profesionist dhe do të doja të falënderoja Zotin që e bëri ëndrrën time realitet. Dua të falënderoj familjen time për mbështetjen dhe që ka qenë gjithmonë pranë meje. Dëshiroj të falënderoj të gjitha ekipet e mia:
Hamburger SV, Aalborg, Horsens, Burnley, Rosenborg, Arminia Bielefeld, Brisbane Roar, Melbourne Victory, Sanfreçe Hiroshima, Ëester United, Prishtina dhe FSHF e FFK. Ju e bëtë këtë periudhë të jashtëzakonshme.
Mezi pres detyrat emocionuese që më presin së shpejti. Unë do t’i qëndroj besnik futbollit. 1000 herë faleminderit për kohën e kaluar së bashku, do ta mbaj gjithmonë në zemër këtë lojë të bukur”, shkruan Berisha në postimin e tij.