
Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristi Qose ka ndryshuar skuadër. Korçari e ka mbyllur aventurën e tij në Sllavaki me Ruzemberok edhe pse e shihte veten titullar në 13 nga 15 sfidat e zhvilluara. 24 vjeçari i mesfushës ka nënshkruar për çekët e MFK Karvina, duke nisur një aventurë të re.
Paraqitjet e mira me ekipin sllovak kanë bërë që Qose të marrë ftesën për në Kombëtare, duke u aktivizuar me kuqezinjtë në dy takime. Aventura e re në Çeki shihet si e duhura për mesfushorin ofensiv, që më herët ka luajtur edhe me POAK në Greqi.
Poll