Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Larguan Besart Ibraimin, Shkëndija firmos me ish-lojtarin e Monaco

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Larguan Besart Ibraimin, Shkëndija firmos me ish-lojtarin e Monaco

Shkëndija e Tetovës godet në merkato. Skuadra kuqezi ka firmosur ditën e sotme me Guera Djou. 24-vjeçari luan si mesfushor qendre dhe ka firmosur kontratë për një sezon me mundësi edhe për një tjetër vit. Në të kaluarën, Djou ka luajtur edhe me Monaco B, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Varazdin në Superligën kroate. Pas largimit të Besart Ibraimit, Shkëndija afron një me eskperiencë për repartin e mesfushës.

Postimi i Shkëndijës:

Shkëndija afron një lojtar të ri në repartin e mesfushës. Përforcimi i rradhës për skuadrën kuqezi është 24 vjeçari Jessie Guera Djou nga Kameruni, i cili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

"Ndjehem shumë i lumtur që kam nënshkruar për Shkëndijën. Tani kur u nënshkrua kontrata dhe përfunduan të gjitha procedurat tjera, mezi pres të filloj të luaj. E di që Shkëndija është klubi më i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut dhe se ambiciet e klubit janë të mëdha, por unë jam i gatshëm të jap maksimumin nga vetja dhe të paraqitem para publikut në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Kam dëgjuar se të gjithë në qytetin e Tetovës janë tifozë të flaktë të Shkëndijës, prandaj unë do të mundohem të arsyetoj ardhjen time këtu dhe të jap kontributin tim në rezultatet sa më të mira" tha Jessie Djou.

Jessie Djou luan në pozitën e mesfushorit mbrojtës dhe mesfushorit qëndror. Në Shkëndijë vjen nga ekipi kroat i Varazhdinit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në skuadrën B të Monakos, si dhe në klubet moldave Sheriff dhe Petrocub.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga