Kukësi është duke u formatuar për sezonin e ri, ndërsa Teqja, Shkurtaj, Abazaj, Et'hemi dhe Krasniqi janë larguar nga verilindorët. Pak çastë më parë, lamtumirën klubit ia ka dhënë edhe portieri Ilir Avdyli. "Gardiani" bëhet kështu lojtari I gjashtë që largohet zyrtarisht nga nënkampionët e vendit.
Drejtuesit e Kukësit dje kanë zyrtarizuar Angleo Tafas, portierin 20 vjeçar që vjen nga Greqia. Prej ditësh newsport.al kishte raportuar se Avdyli do të largohej nga Kukësi, ndërsa të shumta janë gjasat që ai të nënshkruaj për Feronikelin në Kosovë.
Lajmin kosovari e ka dhënë në rrjetet sociale, duke shkruar: "Faleminderit për të gjitha FK Kukësi dhe shumë suksese në vazhdim".

Poll