Goce Sedloski është trajneri më i ri i Shkupti. Zyrtarizimi ka ardhur nga Klubi maqedonas, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 47 vjeçari ka qënë më parë në stolin e Vardar, Riga, apo edhe Horizont. Sedloski ka thënë edhe fjalët e tij të para si trajner i Shkupit, ku ka falenderuar të gjithë për besimin e dhënë. Tekniku premton se në sezonin e ardhshëm, do arrihen objektivat.
“Fillimisht dua të falënderoj kryesinë, pronarin dhe të gjithë që më dhanë mbështetje. Kishim bisedime dhe gjatë dimrit, por asaj kohe nuk gjetëm gjuhën e përbashkët, ja tani kjo ndodhi përsëri dhe në bisedime të sërishme me kryesinë sollëm vendim që të vijë te Shkupi. Kërkesa e tyre për sezonin e ardhshëm dhe ajo e imja është në një vijë.
E kam parasysh se shumë po investohet në këtë klub, kanë angazhuar shumë futbollist, edhe pse thënë sinqerisht nga këta futbollist njoh vetëm dy apo tre me të cilët kam punuar pak në kohën kur isha te Vardari, ndërsa të tjerët për mua janë të panjohur. Këto gjashtë ndeshje u tash njerëzve që janë këtu se më duhet ti njoftoj lojtarët, pasi të gjithë po themi se kemi ekip të mirë, po, por duhet të shoh në vend ngjarje dhe punën time shoh me një fazë të mirë të përgatitjeve që sezonin e ardhshëm ta arrijmë atë që e kërkon Shkupi” – tha ai.