Artan Bano do jetë trajneri i ri i Shkumbinit. Peqinasit kanë zyrtarizuar gjithçka me një postim në kanalet e komunikimit, duke i uruar mirëseardhjen teknikut të ri. 55 vjeçari lushnjar zëvendëson kështu të dorëhequrin Lorenc Pasha. Bano njihet për kohën e gjatë që ka kaluar në drejtim të Lushnjës, teksa ka drejtuar edhe më parë peqinasit.
Njoftimi:
Zyrtare : Pas dorheqjes së trajnerit Lorenc Pasha Kf Shkumbini ka zyrtarizuar Artan Banon trajnerin e ri të Kf Shkumbinit.
Kf Shkumbini falenderon trajnerin Lorenc Pasha për kontributin e dhënë deri më tani .

Poll