Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Italia "thahet" nga yjet, lojtari i njohur transferohet shumë larg Europës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Italia "thahet" nga yjet, lojtari i njohur transferohet

Marek Hamsik nuk do të jetë më futbollist i Napolit. Ish-kapiteni i "Partenopei" është transferuar në Kinë te skuadra Dalian Yifang për 20 milionë €. Lajmin e konfirmoi presidenti i klubit italian Aurelio De Laurentiis me anë të një komunikate në llogarinë personale në "Twitter".


"Një marrëveshje u arrit me ekipin Dalian Yifang. Dua që Marek të jetë i lumtur në Kinë. Dyert e Napolit do të jenë gjithmonë të hapura për të", shprehet presidenti napolitan.

Ish-kapiteni i "të kaltërve" do të largohej më herët nga Italia nëse nuk do të krijohej një ngërcc financiar midis dy klubeve. Pas 12 vitesh qëndrin në "San Paolo", Hamsik realizoi 121 gola në 519 ndeshje duke marrë statusin e legjendës së klubit.

Hamsik do të përfitojë 9 milionë € në sezon.

Largimi i tij është pritur me pikëllim nga tifozët e zjarrtë të Napolit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga