Ish-sulmuesi I Skënderbeut, Agim Zeka është duke kaluar një periudhë jo të qetë në Francë. I afruar te Lille në janarin e 2017, djaloshi ka shëtitur te disa ekipe si I huazuar, ndërsa së fundmi francezët e Lille e kanë huazuar te Mouscrone në Belgjikë.
Ekipi I ri I shqiptarit luan në Kategorinë e Parë, ose ndryshe elitën e vendit. Si pjesë e Lille, lojtari ka shëtitur si I huazuar në disa shtete, ku përmendim Portugalinë, Hollandën dhe tanimë Belgjikën. Lojtari ka dalë nga akademia e Prishtinës, ndërsa me Skënderbeun ka luajtur në Superligën shqiptare. Zeka ka zhvilluar 10 ndeshje me Kombëtaren kuqezi të 21 vjeçarëve.