Matias Vecino është zyrtarisht lojtari më i ri i Lazio. Mesfushori i Inter kaloj me sukses testet mjeksore për transferimin e tij në rradhët e Lazio. Igli Tare me afrimin e Matias Vecino ka çuar në 7-të numrin e lojtarëve të afruar në këtë merkato vere.
Mesfushori 30 vjeçar i kombëtares së Uruguait do të jetë nën urdhërat e trajnerit Maurizio Sarri. Sezonin që lamë pas Vecino ka arritur të jetë prezent për skuadrën e Inter në 23 ndeshje dhe ka arritur të shënoj vetëm 1 gol. Hapsirat tek Lazio pritet të jenë më të mëdha dhe lojtari të shpalos tër potencialin e tij.
🏃🏻♂️ Per Vecino anche i test presso @IsokineticMed di Via Flaminia!#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/kKBPJcLfE1
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 1, 2022