
Tërbuni ngelet pa trajner. Përmes një postimi në faqen zyrtare, skuadra pukjane bën me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me Edmond Dalipin.
49-vjeçari ishte prej një viti e gjysmë në stolin e Tërbunit dhe e ndihmoi skuadrën për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë. Tashmë skuadra do të drejtohet për momentin nga drejtori sportiv, Viktor Gjoni deri në momentin që do të zyrtarizohet trajneri i ri.
Klub Futboll TËRBUNI PUKË dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët Pukjanë dhe opinioni sportiv të vëndit se kemi mbyllur bashkpunimin me trajnerin Edmond Dalipi pas një sezoni e gjysëm, ku dhe falë punës së tij të palodhshme dhe efikaste arritem të ngjitemi në kategorinë e parë përsëri aty ku e meritojmë të jemi! Padyshim ka qënë meritë dhe e profesor Dalipit kjo arritje dhe në emer të gjithë tifozëve Pukjanë dhe Ultras "Shqiponjat e Veriut" Pukë e falenderojmë dhe i urojmë shumë suksese të mëtejshme në karrieren e tij, fat dhe mbarësi gjithmonë kudo!
Sa i përket trajnerit të ri stafi teknik po vlerson me kujdes çdo mundësi që zgjedhja të jetë e duhura dhe në fillimin e javës tjetër do të vijë dhe prezantimi! Për momentin ekipin do ta drejtoje drejtori sportiv Viktor Gjoni i cili ka qënë dhe më përpara trajner i ekipit tonë për shumë sezone!