Besa e Kavajës edhe sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Parë. Në kanalet e komunikmit, verdhezinjtë kanë prezantuar edhe tre emra të rinj që do jenë nën urdhërat e Gugash Maganit.
Bëhet fjalë për Aleks Adhjarin, Eledio Muzhaqin dhe Andrea Lila. Adhjari luan në krahët e mbrojtjes, me 20 vjeçarin që ka rinovuar me ekipin. Sulmuesi Muzhaqi ka firmosur për 5 vite, me 18 vjeçarin që kërkon minuta dhe promovim.
Edhe 18 vjeçari Lila ka firmosur për 5 vite me Besën, teksa luan në mesin e fushës.

Poll