
Egnatia ka bërë një goditje të bujshme në merkato. Skuadra e sapo ngjitur në Superligën shqiptare ka arritur akordin me Michael Agbekpornu. Mesushori 22-vjeçar ishte pjesë e Dreams FC në Superligën ganeze e tashmë do të nisë një aventurë të re në Shqipëri.
Agbekpornu është gjithashtu pjesë e kombëtares se Ganës U23 dhe shihet si një lojtar mjaft premtues për të ardhmen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egnatia ka postuar një video të lojtarit që pritet të mbërrijë shumë shpejt në Shqipëri për t'u bashkuar me skuadrën e re.
"Përshdentje tifozë të Egnatias, emri im është Michael Agbekpornu nga Gana. Shihemi së shpejti" shprehet Michael Agbekpornu në video.
Poll