
Turbina ka bërë goditje e 3-të në merkato. Pasi kanë firmosur me Varfin dhe Toa Sugahara, cërrikasit kanë siguruar edhe shërbimet e Albi Kolladashit.
Mesfushori ka qenë pjesë e të rinjve të Kukësit, por edhe të skuadrës së parë, ndërsa ka luajtur edhe me Kamzën, Besën dhe Elbasanin. Ky është një rikthim për 24 vjeçari te Turbina pasi edhe një vit më parë ishte pjesë e kësaj skuadre në Kategorinë e Parë. Njoftimi për arritjen e marrëveshjes është bërë nga vetë klubi i Turbinës në rrjetet sociale.
Poll