
Giacomo Vrioni bëhet me skuadër të re. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është pjesë e Juventusit teksa ka luajtur me U23, ndërsa është stërvitur edhe me ekipin e parë. Ditën e sotme, Vrioni ka firmosur me Tirol, skuadra e elitës së futbollit në Austri dhe do të jetë në huazim deri në fund të sezonit.
Akordi ishte arritur prej ditësh dhe ditën e sotme, 22-vjeçari ka kaluar viziatat mjekësore dhe është prezantuar nga skuadra austriake. Ky është një hap i madh për sulmuesin e Kombëtares shqiptare që tashmë do të luajë në skuadrën e parë të Tirol.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu në Leogang. U njoha me shokët e rinj të skuadrës ditën e parë. Tani jemi duke u përgatitur për ndeshjen e ardhshme të kupës dhe fillimin e kampionatit. Po pres me padurim punën time të re ".