Flamurtari ka bërë “goditjen” e parë në merkato. Bëhet fjalë për Ivan Jakovljeviç. 27-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë dhe është me kombësi serbe.
Lajmin e konfirmoi pak minuta më parë klubi vlonjat përmes faqes zyrtare në Facebook.
Në të kaluarën, Ivan Jakovljeviç është aktivizuar me Radnik Bijelj, Zvijezda në kampionatin e Bosnje Hercegovinës, Szigetszentmiklósi TK në Hungari dhe CSK Pivara Celarevo në Serbi.