
Esat Mala është larguar zyrtarisht nga Partizani. Pas 3 vitesh e gjysmë me fanellën e kuqe, mesfushori 22-vjeçari nga Prizreni ka firmosur në Turqi me skuadrën e Giresunspor. Lojtari ishte bashkuar me skuadrën turke prej disa ditësh, por vetëm ditën e sotme ka ardhur njoftimi zyrtar nga klubi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra e Superligës turke ka bërë me dije se Mala është afrimi më i fundit në skuadër. Gjithashtu, Mala në një postim ka bërë me dije se nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubit, ndërsa ka falenderuar Partizanin për mundësinë e dhënë.
Postimi i Esat Malës:
Miq te dashur , me kete post dua te ju njoftoj qe nuk do jem me pjes e Partizanit ,dua te falenderoj Partizani per mundesin qe me dha dhe kohen qe kam kaluar ne keto vite . Falenderoj gjith stafin drejtus , teknik , trenerat dhe cunat qe kam punuar gjith keto vite te cilet me kan ndihmu te rritem si lojtar dhe si njeri . Nje falenderim gjithashtu i vecant per tifozerin Ultras Guerrils per mbeshtetjen ne cdo moment .