Sindrit Guri ka firmosur me Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas. Sulmuesi shqiptar ka qenë pjesë e Ostendente në kampioantin belg, por luajti shumë pak për shkak edhe të një dëmtimi.
Gjatë kësaj merkato, Guri ka pasur oferta nga Partizani dhe Kukësi në Shqipëri, por 27-vjeçari ka zgjedhur të luajë për Shkëndijën.
Oferta e kampionëve të Maqedonisë duket se ka bindur lojtarin dhe zyrtarizimi është bërë nga vetë Shkëndijë në rrjetet sociale. Tashmë Partizani dhe Kukësi duhet të kërkojnë një tjetër sulmuesi pasi Guri ka zgjedhur skuadrën e tij të re.