
Valon Ahmedi u përfol për një kohë të gjatë për një kalim të mundshëm te Partizani, me lojtarin që së fundmi nuk po gjente më hapësirat e duhura te Maribor në Slloveni.
Por mesa duket lojtari i Kombëtares nuk ka preferuar një aventurë në Shqipëri, duke zgjedhur të vijojë karrierën në Izrael. Ahmedi është zyrtarizuar sot te Hapoel Kyriat Shmona, duke i dhënë fund zyrtarisht eksperiencës me Maribor.
Në një postim në Instagram, Ahemdi ka falenderuar ish-ekipin e tij, ndërkohë që klubi izraelit i ka uruar edhe mirëseardhjen zyrtare 23-vjeçarit.
[gallery columns="1" size="full" ids="277849,277850"]
Galeria fotografike ()
Poll