ZYRTARE/ E ardhmja “flet shqip” te Bayerni, bavarezët i besojnë djaloshit shqiptar
Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munchen ka njoftuar momente më parë rinovimin e kontratës me djaloshin me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic. Bomberi 17-vjeçar prej një viti stërvitet me ekipin A të bavarezëve dhe ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Nagelsmann. Djaloshi ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2025.
Ibrahimovic është një sulmues polivalent i cili luan të gjitha pozitat e sulmit dhe shihet si një lojtar për të ardhmen. Gara për mintua është shumë e ashpër pasi përpara tij ka sulmues klasi si Mane, Gnabry apo edhe Choupo-Moting.