
Bledar Devolli është trajneri i ri i Turbinës në Kategorinë e Parë. Klubi nga Cërriku ka njoftuar se ish-mesfushori i njohur do marrë drejtimin e skuadrës, me prezantimin që do bëhet sot.
Pak orë më parë Turbina njoftoi se trajneri Adriatik Faslliu u largua nga skuadra pas tre ndeshjeve, për arsye personale.
"Jo shume momente nga largimi trainerit , vjen zyrtarizimi trainerit te ri!
Bledar Devolli do te jete zyrtarisht traineri i ri i Turbines! Prezantimi do te behet sot ne oren 14:30 prane kompleksit Football Republic", njofton Turbina.
Në karrierën e tij, 44 vjeçari nga Gjirokastra ka drejtuar skuadra si Kamza, Bylis, Kek-u, Tomori, Kastrioti, Drenica, Dinamo dhe Tirana U-19.
Poll