Walter Mazzarri është trajneri i ri i Cagliarit në Serie A. 59 vjeçari do marrë postin e lënë bosh nga Leonardo Semplici. Pas eksperiencës te Livorno, Sampdoria, Napoli, Inter, Watford dhe Torino, italiani do drejtojë klubin nga Sardegna.
Kujtojmë se dje, Cagliari shkarkoi nga detyra trajnerin Semplici pas tre javëve të para të Serie A. Kështu, kuqeblutë ishullorë ulin në stol një njeri me eksperiencë të madhe në futbollin italian, me objektivin për të shmangur rënien nga elita e futbollit italian.

Poll