David Marku nuk do jetë i Tërbunit gjatë sezonit të ardhshëm. Dhe pse rinovimi erdhi më 30 korrik bashkë me 5 të tjerë, klubi pukjan ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është ndërprerë bashkëpunimi pas 1 sezoni. Brenda 5 ditësh lojtari ka ndryshuar mendje.
Kështu ka qenë vetë dëshira e 20-vjeçarit për t’u larguar, që të këtë më shumë minuta. Tërbuni ka treguar dhe destinacionin që e pret mesfushorin. Bëhet fjalë për Veleçikun Koplik, ndërsa pritet të shihet si do shkojë aventura e Markut atje.
Postimi i Tërbunit:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njoftontë gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me mesfushorin 20 vjeçar, #DavidMarku pas një sezoni. Edhe pse mesfushori para pak ditëve rinovoj me ekipin tonë, ishte dëshira e tij të largohej drejt ekipit të Veleçikut Koplik për të pasur sa më shumë minuta. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Davison për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë #kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Gjithashtu Marku, dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë ndaj tij, presidencen dhe stafin teknik duke u shprehur i lumtur për eksperiencen e kaluar tek klubi ynë!