ZYRTARE/ 16 trofe dhe shumë lavdi, Interi rikthen ‘bashkëudhëtarin’ e historisë zikaltër
Shkruar nga NEWSPORT
Interi ka mbyllur përgatitjet për sezonin e ri, me zikaltërit që bënë disa ndërhyrje thelbësore në merkato duke ndryshuar një pjesë të mirë të bushtit të skuadrës. Në vitet e fundit, skuadra ka pësuar shumë ndryshime, nga bordi drejtues, tek lojtarët e madje edhe sponsorat.
Prej 2 vitesh, Interi nuk mban më në fanellë sponsorin ikonik ‘Pirelli’, kompaninë italiane më të madhe të gomave në botë. 26 vite ka qenë jetëgjatësia e ‘martesës’ së tyre deri në ndarjen para 2 viteve dhe në këto 2 dekada e gjysëm janë fituar plot 16 trofe përfshirë Champions League duke u bërë një bashkëudhëtar në historinë e lavdishme zikaltër.
Por, nuk ka mbaruar ende. Klubi zyrtarizon në rrjete sociale rikthimin e ‘Pirellit’ si sponsor kryesor duke vijuar kështu bashkëpunimin mjaft ikonik mes tyre.